Gjetja u bë gjatë studimit të piramidës së civilizimit Maja - nën të ndodheshin një statujë dhe një fragment barelievi me gjatësi 9 metra dhe lartësi rreth 1.8 metra.

Statuja dhe fragmenti i barelievit, të bërë prej mermeri artificial, janë ruajtur në mënyrë të përkryer. Sipas mendimit të arkeologëve, gjetja i përket vitit 590.

Skeleti i njeriut dhe zbukurimet e shumta, të gjetura në thellësi të piramidës, i lejuan arkeologëve të supozojnë se piramida i përkiste njërit prej hierarkëve më të lartë Maja ose ndonjë përfaqësuesi të aristokracisë.

Sipas fjalëve të shkencëtarëve, ky është shembulli i parë i mënyrës se si sundimtarët Maja përjetësonin drejtimin e tyre në objekte arti.