Diplomatët japonezë kanë kërkuar tërheqjen e plotë të anijeve kineze nga kjo zonë.

Anijet kineze u shfaqën pranë ishujve të diskutueshëm Senkaku (Diaoyu) ditën e mërkurë dhe qëndruan atje deri të enjten në mëngjes, vihet në dukje në një deklaratë të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Kjo është koha më e gjatë e qëndrimit të anijeve kineze në ujërat e këtyre ishujve, duke filluar që nga momenti i përshkallëzimit të konfliktit në lidhje me to vitin e kaluar.