Autoriteti rus i Kontrollit Ushqimor theksoi se që nga viti 2011 i ka propozuar në mënyrë të përsëritur Ministrisë së Shëndetësisë të Turqisë nënshkrimin e Memorandumit për bashkëpunim në luftën kundër sëmundjeve infektive. Mirëpo nënshkrimi i këtij dokumenti vazhdon të shtyhet për shkak të fajit të palës turke.

Sot u bënë të njohura rreth 50 raste të helmimit të qytetarëve rusë në hotelet e Turqisë. Më 3 gusht 69 turistë rusë kërkuan trajtim mjekësor. Ata u diagnostikuan me gastroenterit akut.