Kryeministri i Japonisë Shinzo Abe, gjatë komentimit të këtyre njoftimeve, ka premtuar se autoritetet do të ndihmojnë për minimizimin e rrjedhjeve të ujit radioaktiv nga elektrostacioni atomik, i cili u dëmtua nga tërmeti dhe cunami.

Në njoftimet e mediave vihet në dukje, se sipas disa të dhënave, në qeveri ndjekin si pikësynim që deri në dhjetor të vitit 2013 rrjedhjet të reduktohen deri në 60 ton në ditë.