Asteroidi, i cili ka marrë emërtimin "PJ10 2013", u pikas nga shkencëtarët e observatorit spanjoll La Sagra në krahinën e Granadës. Më 4 gusht ata dalluan një objekt që lëvizte me shpejtësi të madhe në qiell. Llogaritjet treguan se ky trup qiellor kishte një madhësi nga 31 deri në 70 metra - sa për krahasim, përmasat e meteoritit të Çeljabinskut para rënies mbi sipërfaqen e Tokës ishin rreth 18 metra.

Në 02:18 sipas orës në meridianin e Greenwich-it më 4 gusht ky asteroid fluturoi në një distancë minimale nga Toka - 371.4 mijë km.