"Gjatë kontrollit të një prej kontejnerëve në mesin e kutive të bananeve u zbuluan 5 kuti, në të cilat ishin sistemuar 110 pako me një substancë të ngjashme me pluhurin e bardhë. Analiza e shpejtë që u zhvillua tregoi se substanca e zbuluar ishte kokainë. Pesha e përgjithshme e lëndës narkotike është 120 kg", - thuhet në njoftimin e Shërbimit Federal Doganor të Rusisë.