Nga ana e vet Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së njoftoi se, sipas të dhënave të tij, magnituda e tërmetit ishte 5.1 ballë. Epiqendra e tij ndodhej rreth 120 km në veriperëndim të Athinës në një thellësi prej 15.6 km, theksuan sizmiologët amerikanë.

Nuk ka informacion për viktima apo dëme të rënda. Tërmeti u ndje në pjesën qendrore të Greqisë, duke përfshirë edhe kryeqytetin.