Morales tha se ai do ta bëjë këtë gjatë samitit të ardhshëm të Bashkimit të Kombeve të Amerikës së Jugut (UNASUR), data e të cilit nuk është përcaktuar ende.

"Gjatë samitit të ardhshëm të UNASUR unë kam ndërmend të deklaroj se ne (pjesëmarrësit e samitit) jemi të mbushur plot vendosmëri për të paditur Shtetet e Bashkuara në gjykatat ndërkombëtare, për ta detyruar këtë vend të respektojë të drejtat e njeriut dhe marrëveshjet ndërkombëtare", - theksoi ai.