Zona e përbashkët industriale Kaesong e pezulloi veprimtarinë e vet në prill të këtij viti, kur Koreja e Veriut tërhoqi prej andej 53 mijë punonjësit e saj në sfondin e përshkallëzimit të tensionit në Gadishullin Korean.

Sipas vlerësimeve të ekspertëve, humbjet e përgjithshme të biznesmenëve koreanojugorë rezultuan në 943 milionë $, ndërkohë që qeveria përmend një shumë më të vogël - 633.7 milionë $.