Rusllan Gattarov ka ndërmend të jetë ndërmjetës midis përfaqësuesve të Edward Snowden dhe blogerëve, të cilët kanë ndërmend të hapin një llogari bankare për ish-bashkëpunëtorin e CIA-s, Edward Snowden.

"Këto para do t’i hyjnë në punë Edward Snowden, derisa ai të sistemohet në ndonjë punë do të ketë nevojë me siguri për to. Dikush do të krijojë një faqe Interneti, dikush tjetër do të hapë llogari bankare", - tregoi për gazetarët Rusllan Gattarov.

Senatori shpjegoi se ai vendosi të marrë pjesë në këtë pas thirrjes së bërë nga ana e blogerëve. Ata shprehën dëshirën për të ndihmuar qytetarin amerikan dhe pyetën se ku mund t’i transferonin të hollat për të.