Duke folur në një emision të kanalit televiziv "NBC The Tonight Show", Barack Obama deklaroi se Moska edhe sot e kësaj dite vazhdon t'i mbetet besnike mentalitetit të "Luftës së ftohtë".

Ndërkohë Presidenti nuk përmendi nëse do të mbahet në kuadër të Samitit të "G-20" takimi i formatit kokë më kokë (frengj. тет-а-тет) me Presidentin e Rusisë Vladimir Putin. Aktualisht Shtëpia e Bardhë po shqyrton nëse do të ketë apo jo kuptim takimi në fjalë.