Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bënë gjithashtu thirrje të gjithë shtetasve të vet që të largohen menjëherë nga Jemeni.

Ditën e dielë u mbyllën përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të SHBA-së në shumicën e vendeve të Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut, ndër të tjera edhe në Jemen. Siç njoftohet, kjo u bë pasi shërbimet sekrete amerikane përgjuan një bisedë të krerëve të organizatës "Al-Qaeda", në të cilën bëhej fjalë për përgatitjen e komplotit më të madh që nga shtatori i vitit 2001.