Shpërblimi do të paguhet vetëm nëse informacioni do të ndihmojë në të vërtetë policinë për kapjen e kriminelit. Njoftimet supozohet të dërgohen në adresën elektronike reward1millionE@gmail.com.

Sipas fjalëve të një burimi të afërt me hetimin, organizatorët e ekspozitës kanë siguruar vetëm eksponatet më të shtrenjta. Në të njëjtën kohë për bizhuteritë e çmuara me vlerë deri në 40 mijë euro, të cilat përbëjnë pjesën më të konsiderueshme të koleksionit të vjedhur, nuk ishte kryer kurrfarë siguracioni.