64-vjeçari Brian Holmes u përfshi në një grindje në parkingun për njerëzit me aftësi të kufizuara të supermarketit.

Pas kacafytjes atë me plagë të rënda në kokë e dërguan në spital, ku ai ndërroi jetë.

"Brian Holmes ishte një njeri familjar, i cili adhuronte nipërit dhe familjen e tij, dhe vetëm këtë javë atij i thanë që ishte shëruar nga kanceri dhe se ishte plotësisht i shëndetshëm", - thuhet në një deklaratë të familjes Holmes.