"Numri i pjesëmarrësve të regjistruar në Forumin e 39-të Evropian të Helikopterëve ka arritur në më shumë se 200 persona, të cilët përfaqësojnë 15 vende të botës. Pritet që numri përfundimtar i pjesëmarrësve të forumit të arrijë në 250-300 vetë", - thuhet në shërbimin për shtyp të SH.A "Helikopterët e Rusisë".

Organizator i Forumit këtë vit është holdingu i ndërtimit të helikopterëve "Helikopterët e Rusisë" (russ. "Вертолеты России"). Forumi do të mbahet nga data 3 deri më 6 shtator.