Tre nga të pandehurit u dënuan me burgim të përjetshëm, edhe një i akuzuar tjetër u dënua me 13 vjet burg pa të drejtë lirimi me kusht.

Shpërthimi i dhunës ndaj popullatës rome, që përbën rreth 7% të popullsisë së vendit, ka shkaktuar një protestë mjaft të gjerë publike. Për 13 muaj rresht keqbërësit kanë sulmuar shtëpitë e ciganëve në pjesë të ndryshme të vendit. Viktima të kriminelëve u bënë 6 persona, midis të cilëve edhe një fëmijë 5-vjeçar.