Nga kjo shumë 23 milionë asaj i vijnë si fitim nga kontratat e sponsorizimit, 6 milionë të tjerë dollarë janë çmime për pjesëmarrjen e saj në turne të ndryshme. Sipas të dhënave të revistës “Forbes”, gjatë karrierës së saj sportive 26-vjeçarja Maria Sharapova ka marrë nga reklamuesit rreth 180 milionë $. Shuma e çmimeve të saj shpërblyese i afrohet 27 milionë $, çka përbën rezultatin e tretë në historinë e tenisit, pas amerikaneve Serena dhe Venus Williams.