Për këtë flitet në materialet zyrtare të Shërbimit Federal Doganor të vendit. Sa për krahasim, një vit më parë treguesi analogjik ishte 49.2%.

Rritja e ndikimit të tregtisë me Evropën në qarkullimin tregtar rus ndodhi kryesisht për llogari të importit, i cili u rrit me 3.6%. Eksporti, nga ana e vet, u rrit vetëm me 0.4%.

Qarkullimi tregtar me vendet e Bashkësisë së Shteteve të Pavaruara, nga ana tjetër, gradualisht po zvogëlohet. Në qoftë se në gjysmën e parë të vitit 2012 ai përbënte 14.4% të import-eksportit të Rusisë, në gjysmën e parë të vitit 2013 ai përbën vetëm 13.3%.