Politikanët shpresojnë të konsolidojnë përpjekjet e negociatorëve të mëparshme, të cilët kanë biseduar si me mbështetësit e Presidentit të rrëzuar islamik, ashtu edhe me qeverinë e përkohshme.

Qeveria e Egjiptit ka përgënjeshtruar njoftimin mbi gjoja arritjen e marrëveshjes, sipas së cilës në këmbim të përfundimit të protestave nga ana e mbështetësve të "Vëllazërisë Myslimane", autoritetet do të lirojnë nga burgu një sërë udhëheqësisht të kësaj lëvizjeje.

Lindsey Graham paralajmëroi më parë mbi mundësinë e ndërprerjes së mbështetjes financiare amerikane për ushtarakët egjiptianë, në qoftë se këta të fundit nuk do të rreshtin së ndërhyri në procesin politik.