"Gjuajtësi duhet të na dorëzohet ne, pra Forcave Ushtarake Ajrore, në tremujorin e katërt të këtij viti, - tha Gjenerali. - Atëherë ne do të kemi mundësi ta shohim atë në fluturim".

"T-50" i përgjigjet plotësisht të gjitha kërkesave të gjuajtësit të brezit të 5-të: ai është konstruktuar me përdorimin e teknologjisë për minimizimin e dukshmërisë "Stealth", mund të zhvillojë një shpejtësi supersonike pa përdorur afterburners, është i aftë të manovrojë me mbingarkesa të mëdha dhe i pajisur me elektronikë e armatime të avancuara.