Ushtarakët fajësojnë për incidentin në fjalë Pakistanin: sipas mendimit të tyre, ushtarët ranë në pritën e ngritur prej njësisë së armatosur pakistaneze, e cila kishte kaluar ilegalisht kufirin.

Incidenti ndodhi vetëm disa ditë pasi Pakistani iu drejtua Indisë me një propozim zytar në lidhje me zhvillimin e negociatave paqësore për zgjidhjen e situatës rreth Jammu dhe Kashmir.

Raundi i mëparshëm i bisedimeve u ndërpre pasi në këtë rajon u gjet një ushtar indian me kokë të prerë.

Konflikti mbi territorin e diskutueshëm të Jammu dhe Kashmir, i cili po vazhdon tashmë që prej 60 vjetësh, ka qenë shkak i disa luftërave midis Pakistanit dhe Indisë.