Në të është pasqyruar një re e errët, e cila shpohet nga shigjetat e rrezeve të dritës së yllit të sapoformuar.

Fotografia e konstelacionit "Ophiuchus" zbuloi yllin "RNO 91", rrezatimi i të cilit nuk kushtëzohet ende nga reaksioni termobërthamor, por nga tkurrja (kontraktimi) gravitacionale. Masa e yllit vlerësohet përafërsisht me gjysmën e masës diellore, ndërsa kjo do të thotë se kalimi në fazën e reaksioneve termobërthamore është i pashmangshëm për të. Reja rreth yllit "RNO 91" me kalimin e kohës duhet të evoluojë në një sistem vlerëplotë planetar.