Në këtë eveniment morrën pjesë 20 kafshë nga qytete të ndryshme.

Pjesëmarrësit e konkursit u vlerësuan sipas këtyre parametrave: gjatësia e bishtit, pamja e jashtme e përgjithshme dhe bukuria e hundës së tyre. Përveç kësaj, si pjese e konkursit u zhvillua dhe një sfilatë kostumesh, gjatë së cilës skunks u shfaqën para jurisë me veshje sportive, festive dhe qesharake.

Siç vunë në dukje të zotët e skunks, atyre u pëlqeu shumë ky konkurs, pasi ata patën mundësi jo vetëm të demonstronin kafshët e tyre, por edhe të ndanin me njëri-tjetrin përvojën dhe të diskutonin mbi të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me mbajtjen e këtyre kafshëve.