Sot iu lexua dënimi të akuzuarve për tentativën e grushtit të shteti në Turqi në vitin 2003.

"Ergenekon", lëvizja e fshehtë, e akuzuar për tentativën e organizimit të grushtit të shtetit, u njoh nga gjykata si organizatë terroriste. Nga 275 të pandehur ditën e hënë të pafajshëm u shpallën 21 persona. Të tjerët u dënuan me afate të ndryshme burgimi - nga një vit heqje lirie deri në burgim të përjetshëm.

Opozita në lidhje me këtë çështje i akuzon autoritetet për fabrikime të akuzave dhe përpjekje të qeverisë islamiste për të shtypur  traditat e shtetit laik në vend.