Ndër masat e mundshme ai përmendi aplikimin e taksave në rast të kalimit të kufirit midis Spanjës dhe Gjibraltarit, duke përfshirë edhe avionët, të cilët shkojnë në Gjibraltar duke kaluar mbi hapësirën ajrore spanjolle.

Spanja, e cila sfidon sovranitetin e Britanisë së Madhe mbi Gjibraltarin, është e pakënaqur nga vendosja e blloqeve të betonit në ujërat e saj territoriale me qëllim krijimin e një gume artificiale, e cila, sipas mendimit të vendit, shkel të drejtat e peshkatarëve spanjollë.