"Me qëllim zhvillimin e mëtejshëm të partneritetit reciprokisht të dobishëm midis Rusisë dhe Ganës në bisedimet në Moskë do të shqyrtohet i gjithë kompleksi i lidhjeve dypalëshe, para së gjithash bashkëpunimi në sektorin e energjetikës dhe të lëndëve djegëse", - thuhet në një koment të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë.

Vëmendje e veçantë në këto negociata do t'i kushtohet "pikave të nxehta" të Afrikës dhe çështjes së misionit paqeruajtës të Rusisë në këto rajone të trazuara.