Po zhvillohet evakuimi i banorëve të shtëpive pranë vendit të ngjarjes.

Të paktën 26 nga 76 vagonat e trenit dolën nga shinat. Nga disa prej cisternave të dëmtuara po derdhen në tokë kimikate, shkalla e saktë e rrjedhjes së tyre nuk dihet ende.

Nuk ka akoma asnjë informacion mbi viktima apo të lënduar. Aktualisht janë evakuar banorët e më shumë se 100 shtëpive fqinje.