Sipas mendimit të ekspertëve, në fotografi vihet re një fragment i aeroplanmbajtëses së re kineze, njofton "IHS Jane’s 360". Kjo është anija e parë e këtij lloji, të cilën Kina po e ndërton me forcat e veta.

Gjerësia e fragmentit të përfunduar të anijes është rreth 50 metra në nivelin e kuvertës dhe rreth 2 herë më pak në nivelin e linjës së ujit. Deri më tani mbetet e paqartë nëse këto janë apo jo përmasat përfundimtare të pjesës së ndërtuar.

Më parë komanda e Forcave Ushtarake Detare të Kinës deklaroi për ndërtimin e një aeroplanmbajtëseje, por hodhi poshtë faktin që ndërtimi i saj do të realizohet në "Changxing".