Ditën e dielë u mbyllën ambasadat amerikane në 21 vende.

Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se shtyrja e afatit të mbylljes së ambasadave është një masë parandaluese dhe jo ndonjë reagim ndaj shfaqjes së kërcënimeve të reja.

Përfaqësitë e SHBA-së në Algjeri, Kabul dhe Bagdad do të hapen ditën e hënë si zakonisht, njoftuan në Uashington.