Në vend të 11 aeroplanmbajtëseve në shërbim do të mbeten 8 ose 9 syresh. Një shkurtimi të qenësishëm do t’i nënshtrohen edhe Trupat e Marinës. Me radhë nga reduktimi do të përfshihen gjithashtu edhe 1 kryqëzor, 3 ose 4 shkatërrues (destroyers) si dhe rreth 7 skuadrone të Forcave Ushtarake Ajrore.

Nga aeroplanmbajtëset aktuale ka mundësi të hiqen nga përdorimi "George Washington" - asaj në vitin 2015 i shterojnë rezervat e lëndës djegëse bërthamore, "John C. Stennis" dhe "Harry Truman". Që të treja këto anije nuk janë përfaqësueset më të vjetra të aeroplanmbajtëseve të tipit "Nimitz", ato kanë hyrë në përbërje të flotës në vitin 1990, por aeroplanmbajtëset e mëparshme të këtij lloji u modernizuan me zëvendësimin e karburantit bërthamor.