44-vjeçari Billy Slagle u gjet i varur në një qeli njëshe, njoftoi administrata e burgut, ku mbahej i dënuari me vdekje.

Siç njoftuan avokatët e Billy Slagle, mundësitë ligjore për anulimin e dënimit me vdekje nuk kishin shteruar ende, seanca gjyqësore e radhës lidhur me këtë çështje ishte planifikuar për datën 5 gusht.

Billy Slegla u dënua me vdekje në vitin 1988. Gjykata e shpalli atë fajtor për vrasjen e një gruaje, të cilën ai gjatë një grabitje e goditi për vdekje në sy të 2 fëmijëve të saj të vegjël.