Incidenti ajror ndodhi në territorin e bazës "Camp Hansen" të vendosur në pjesën qendrore të ishullit.

Tre anëtarët e ekuipazhit të helikopterit kanë mbijetuar. Fati i një personi tjetër, i cili ndodhej në bord, aktualisht mbetet i panjohur.

"Ne disponojmë informacionin se tre anëtarë të ekuipazhit të helikopterit, që u rrëzua në territorin e bazës "Camp Hansen", kanë mbijetuar", - njoftoi Ministri i Mbrojtjes i Japonisë, Itsunori Onodera. Ministri nuk dha sqarime më të hollësishme në lidhje me gjendjen e viktimave të incidentit ajror.