Sipas të dhënave të burimit, shërbimet pakistaneze të zbulimit kanë marrë informacion në lidhje me një sulm të pritshëm nga ana e terroristëve.

Në Islamabad janë vënë në gjendje gatishmërie të lartë njësitë e ushtrisë dhe efektivët e policisë. Mbi qytet fluturojnë helikopterët luftarakë, ndërsa malet përreth qytetit të Islamabadit mbikëqyren nga ushtarët.

Nën mbrojtje të veçantë janë marrë ndërtesat e ministrive, institucionet qeveritare si dhe objektet ushtarake të vendosura në Islamabad.