Presidenti ultra i majtë i vendit, Jose Mujica, e mbështeti fuqimisht projektligjin, duke e nënshkruar atë që në maj, por ligji hyn në fuqi 90 ditë pas nënshkrimit të tij nga ana e Presidentit.

Uruguaji u bë vendi i dytë në Amerikën Latine, pas Argjentinës fqinje, ku martesat e homoseksualëve dhe lezbikeve janë lejuar me të gjitha të drejtat.

Forma të ndryshme të martesave mes të njëjtit seks janë legalizuar në shumë vende të Amerikës Latine apo pjesë të tyre.