Kodi Penal i Rusisë parashikon dënimin për përdhosjen e flamurit kombëtar me një vit heqje lirie.

Natën duke u gdhirë e diela rock grupi "Bloodhound Gang" u largua me ngut të madh nga Rusia. Para mbërritjes në Rusi, gjatë një performance në Odessa, bas-kitaristi i grupit Jared Hasselhoff futi në pantallonat e tij një flamur rus, që u ndodh në skenë, kurse më pas e nxorri atë dhe e hodhi në sallë.

Më vonë muzikanti deklaroi se ai nuk donte të ofendonte askënd me këtë gjest dhe se kjo procedurë paraprin hedhjen e çdo sendi spektatorëve gjatë koncerteve të grupit.