Projektligji përkatës është përgatitur nga Shërbimi Federal i Migracionit. Departamenti synon gjithashtu të zgjerojë stafin e bashkëpunëtorëve deri në 4.500 vetë.

Ditët e fundit, si rezultat i inkursioneve të policisë, në Moskë janë arrestuar mijëra punëtorë emigrantë të paligjshëm. Në rajonin Goljanovo të Moskës hapën kampin e parë për 1000 vetë. Kampi është mbushur pothuajse plot, por statusi i tij ligjor është tani për tani i paqartë.

Tani përmbaruesit me Shërbimin Federal të Migracionit po merren me deportimin e emigrantëve, që ndodhen në kamp, në atdheun e tyre.