Irlandezi 28-vjeçar, i cili ka edhe nënshtetësi amerikane, u arrestua në lidhje me kërkesën për ekstradim të lëshuar nga gjykata amerikane. Eric Eoin Marques akuzohet për nxitjen e përhapjes së fotografive, në të cilat pasqyrohen akte të dhunës seksuale ndaj fëmijët. Në SHBA ai rrezikon të dënohet deri me 30 vjet burg.

FBI-ja është marrë me përcaktimin e vendndodhjes së Eric Eoin Marques rreth një vit. Gjatë analizimit të përmbajtjes së kompjuterit të tij u zbulua se ai po interesohej se si të merrte vizën për në Rusi.