Sipas të dhënave të studimeve, mesatarisht një banor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës i moshës mbi 18 vjet shpenzon në Internet 5 orë e 9 minuta në ditë - që do të thotë 16% më shumë se një vit më parë. Sasia e kohës që amerikanët kalojnë para televizorit ka rënë gjatë vitit me 2.5% - deri në 4 orë e 31 minuta në ditë.

Ndërkohë më shumë se gjysma e amerikanëve, sipas të dhënave të sondazhit të kohëve të fundit të "Gallup", i drejtohen televizionit për të parë lajmet mbi atë që po ndodh në vend dhe në botë. Interneti dhe rrjetet sociale rezultuan të ishin në vendin e dytë në renditjen e burimeve më të popullarizuara të informacionit.