Elementi kyç i programit - Ligji mbi Sigurimin Kombëtar të Ushqimit - do t’i kushtojë Indisë gati 24 miliardë dollarë në vit dhe nëse miratohet do të jetë skema më e madhe e sigurimit social në botë.

Sipas këtij ligji, qeveria është e detyruar t’ju sigurojë çdo muaj rreth 800 milionë njerëzve nga 5 kg grurë secilit.

Kritikët e ligjit e quajnë programin një hap populist që kërcënon të shkatërrojë Indinë.

Për përmbushjen e programit nevojitet miratimi i më shumë se 30 ligjeve, ndërkohë që për diskutimin e paketës së projektligjeve deputetëve u janë dhënë vetëm 6 javë kohë.