Hakerët nuk qenë në dijeni se serveri në të vërtetë nuk ishte i lidhur me elektronikën reale industriale, por qe lansuar nga kompania "Trend Micro" për studimin e krimit kibernetik, njofton "MIT Technology Review".

Përcaktimi i identitetit të hakerëve u arrit nëpërmjet script-it të përdorur prej tyre dhe nga një sërë karakteristikash të tjera.

Grupi "APT1" lidhet nga ekspertët me njësitë speciale sekrete të ushtrisë kineze. Sulmeve të këtij grupi u janë nënshtruar më shumë se 140 organizata në mbarë botën, kurse vëllimi i informacionit të përvetësuar ilegalisht nga hakerët kinezë mund të arrijë në qindra terabytes.