Në bankën e të akuzuarve ndodhen më shumë se 270 persona: ushtarakë të lartë, juristë, shkencëtarë dhe gazetarë.

Ata akuzohen për krijimin e organizatës terroriste klandestine "Ergenekon", e cila dyshohet se ka planifikuar në vitin 2003 përmbysjen e qeverisë së Kryeministrit Rexhep Tajip Erdogan.

Kritikët e procesit gjyqësor, i cili është zvarritur për 4 vjet, besojnë se Rexhep Tajip Erdogan dhe qeveria islamiste e kontrolluar prej tij e kanë fabrikuar akuzën për të shtypur traditat e shtetit laik në vend.