Përfaqësuesi i “Amnesty International” deklaroi se Raphael Matos Montes de Oca, Emilio Planas Robert, vëllezërit Alexeis, Diango dhe Vianco Vargas Martin, janë vetëm maja e ajsbergut në sfondin e represionit të autoriteteve kubaneze kundër disidentëve.

Qeveria e Kubës pohon se në vend nuk ka të burgosur politikë, por ka vetëm mercenarë, të cilët për paratë e huaja përpiqen të minojnë sistemin komunist.