Shoqata më e madhe sindikale e Tunizisë po përpiqet të ndërmjetësojë në konfliktin midis partisë islamike në pushtet "Al-Nahda" dhe opozitës laike.

Pasionet u ndezën keqas në Tunizi pas vrasjes javën e kaluar të liderit të shquar të opozitës Mohamed Brahmi. Ai bënte thirrje për zhvillimin e demokracisë në Tunizi sipas skenarit egjiptian.