Festa kremtohet nga më shumë se 1.5 milionë qytetarë rusë, veteranët dhe ushtarakët e "gardës me krahë" (russ. "крылатой гвардии").

Si ditëlindje e Forcave Ajrore të Desantit konsiderhet data 2 gusht e vitit 1930, kur gjatë stërvitjeve ushtarake desantoi për herë të parë me parashuta një njësi prej 12 vetësh.

Dita e Forcave Ajrore të Desantit kremtohet me vënien e kurorave me lule pranë monumenteve të ushtarëve të rënë në krye të detyrës, me koncerte me këngë lufte si dhe me argëtimin tradicional të ushtarakëve të trupave të desantit - larjen në shatërvane.