"Deri në vitin 2018 do të garantohet krijimi i fushës totale mbuluese të territorit të vendit nga radarët", - tha ai pas vizitës në stacionin e radarit të paralajmërimit paraprak të sulmeve raketore të tipit "Voronezh" pranë rajonit Irkutsk.

Aktualisht Forcat e Armatosura të Federatës Ruse zotërojnë tre stacione radiolokacioni (radarë) "Voronezh", ndërsa edhe 3 të tjerë planifikohet të vendosen në kufijtë e Rusisë, duke mbuluar në këtë mënyrë drejtimet më të rrezikshme.