Çështjen e ushtarit Bradley Manning po e shqyrton Tribunali ushtarak në Fort Meade të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Aktualisht po zhvillohen seancat dëgjimore gjyqësore për dhënien e dënimit, të cilat, siç pritet, do të zgjasin deri në 23 gusht.

Ditën e martë Tribunali ushtarak e shpalli Bradley Manning të pafajshëm në lidhje me akuzën më të rëndë - dhënien e ndihmës armikut, por e njohu fajtor për më shumë se 20 nene të tjera të aktakuzës, përfshirë këtu edhe atë "spiunazh".