"Ne shpresojmë shumë që Rusia të bashkohet me ne në punën për realizimin e projektit të Marsit. Tani për tani ne po merremi shumë me fluturimet suborbitale. Ky është drejtimi aktual i turizmit kozmik. Ai është tepër i rëndësishëm edhe nga pikëpamja komerciale. Edhe këtu ne bashkëpunojmë gjithashtu me Rusinë, e cila ka një përvojë mjaft të madhe në ndërtimin e anijeve të besueshme kozmike. Aktualisht vetëm me anijet ruse ne mund të fluturojmë në orbitë ", - tha William Barry.