Sipas fjalëve të saj, qeveria amerikane do të bashkëpunojë në lidhje me këtë çështje me autoritetet e Rusisë "nëpërmjet kanaleve të organeve të zbatimit të ligjit". Uashingtoni vazhdon t’i kërkojë Moskës kthimin e Edward Snowden në atdheun e vet.

Pyetjeve në lidhje me takimin në aeroportin ndërkombëtar “Sheremetievo” të Moskës të Edward Snowden dhe babait të tij, Lon, Marie Harf nuk iu përgjigj.

Më parë Lon Snowden u tregoi gazetarëve se FBI-ja i kërkoi atij "të shkojë në Moskë për të marrë të birin".