"Ne do të jemi të lumtur nëse ai vendos të bashkohet me ekipin yjor të programuesve të "VKontakte". Unë mendoj se për Edward mund të jetë interesante puna e destinuar për mbrojtjen e të dhënave personale të miliona përdoruesve tanë", - tha Pavell Durov.

Ndërkohë, avokati i Snowden Anatoli Kuçerena (Anatoly Kucherena) u tregoi gazetarëve se ish-agjenti i CIA-s "ndihet i lodhur moralisht dhe se ka shumë mall për njerëzit e familjes dhe të dashurën e tij, që kanë mbetur në Amerikë.

Sot u bë e ditur se Edward Snowden mori azil të përkohshëm në Rusi për një vit dhe se u largua tashmë nga zona tranzite e aeroportit "Sheremetievo".