Sipas fjalëve të tij, "Nuk ka arsye të rëndësishme, me peshë, që SHBA-ja të përjashtojë veten nga përfshirja në proceset gjeopolitike".

Në të njëjtën kohë, senatori amerikan Robert Menendez mendon se situata e krijuar me ish-agjentin e CIA-s do të dëmtojë megjithatë marrëdhëniet e Federatës Ruse dhe Shteteve të Bashkuara. "Edward Snowden është i arratisuri, që duhet ta ketë vendin në bankën e të akuzuarve në sallën e gjyqit në SHBA. Pavarësisht nga fakti se Rusia i ka dhënë atij azil për një vit, këto veprime janë një hap prapa për marrëdhëniet SHBA-Rusi", - tha Bob Menendez.